Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superkupë festive në Istog

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të enjten në Istog do të luhen ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll.

Superkupa tani e tutje do të jetë tradicionale, ndërsa këtë herë është edhe festive.

Ndeshjet do të luhen në palestrën e qytetit në Istog.

Prej orës 15:30 është finalja e Superkupës te hendbollistët mes Besa Famgasit dhe Kastriotit. Të dy skuadrat kanë treguar formë të mirë në hapje të stinorit pranveror dhe synojnë trofeun e parë të edicionit.

Ndërkohë prej orës 18:00 është finalja e Superkupës te hendbollistet mes Istogut dhe Ferizajt. Istogu llogarit në përkrahjen e shikuesve, ndërsa planet e tij i ka edhe Ferizaj.

Pritet atmosferë e bukur në Istog dhe numër i konsiderueshëm i shikuesve.