Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Edicioni pranveror nuk ka nisur deri më tani për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Kombëtareve U18 dhe U16.
Në radhë është xhiroja e 12-të kampionale, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i madh mes Istogut dhe Samadrexhës. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 18:00 në Banjë.
Bëhet fjalë për dy prej skuadrave të organizuara mirë, që synojnë trofe këtë edicion. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në fondin e lojtareve dhe pritet të jenë edhe më të forta në vijim të kampionatit. Kampioni aktual, Istogu, është i dyti në tabelë me 20 pikë. Samadrexha është e treta me 18 pikë. Në tabelë udhëheq Ferizaj me 22 pikë.
Të dielën janë edhe ndeshjet Ulpiana – Kastrioti (14:00) dhe Vushtrria – Shqiponja (16:00).
Të shtunën është takimi mes Prishtinës dhe Jusuf Gërvallës, që fillon në ora 16:30.