Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superliga vazhdon me javën e shtatë

Superliga e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon menjëherë të shtunën (sot) kur luhet ndeshja e parë e javës së shtatë. Për shkak të masave të fundit të Qeverisë së Kosovës në luftë ndaj përhapjes së koronavirusit, ndeshjet luhen më herët se zakonisht.
Në të gjitha ndeshjet pritet të ketë rivalitet. Sot është ndeshja Vushtrria – Kastrioti (17:00), kurse të dielen janë tri ndeshje tjera: Trepça – Prishtina (16:00), Vëllaznimi – Prizreni (15:00), Drenica – Llapi (15:00). Ndeshja Besa Famgas – Zhegra është shtyrë për 23/24 nëntor.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhen ndeshjet e javës së pestë. Sot është ndeshja Istogu – Dukagjini (13:30). Katër ndeshjet tjera janë të dielën: Deçani – Rahoveci (13:30), Ulpiana – Drita (12:00), Samadrexha – Lepenci (15:00), KEK-u – Vjosa (14:00).