Kombëtarja e Kosovës grumbullohet të mërkurën mbrëma

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) grumbullohet të mërkurën mbrëma për dy ndeshjet me Britaninë e Madhe. Grumbullimi bëhet në Hotel International Prishtina.Stërvitja e parë është të enjten prej orës 10:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Stërvitja e dytë është po të enjten prej orës 17:00 në palestrën e njëjtë.Të premten zhvillohet një stërvitje […]

Qerimi shpall listën e gjerë për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e gjerë për ndeshjet me Britaninë e Madhe. Ndeshjet me Britaninë e Madhe janë menjëherë në janar, ndërsa i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja Kosovë – Britani e Madhe është më 10 janar nga ora 20:30 në Prishtinë. Ndërkohë ndeshja Britani […]

Qerimi shpall listën për ndeshjet me Sllovakinë

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e javës së ardhshme me Sllovakinë. Kosova e Sllovakia takohen në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Ndeshja e parë zhvillohet më 2 nëntor në Povazska Bystrica në Sllovaki. […]

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror janë në fillim të nëntorit. Kosova një ndeshje do ta luaj në shtëpi e një si mysafire, varësisht nga shorti.Shorti tërhiqet më 5 korrik nga ora 11:00 […]

Java e Kombëtares së Kosovës

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024. Kjo javë i takon Kombëtares së Kosovës. Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi. Ndërsa të dielen prej orës 18:00 është takimi Sllovenia […]

Qerimi shpall listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Kosova është në Grupin 7 të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. Të enjten më 27 prill, Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi. Ndeshja luhet nga […]

Kosova mposhtet sërish nga Bosnja

Lufta e madhe në mbrojtje nuk mjafton për të fituar pikë në Tuzlla ndaj Bosnjë-Hercegovinës.Të dielën mbrëma, Kombëtarja e Kosovës në hendboll pësoi me rezultat 25:18.Na kushtojnë gabimet e shumta në sulm, përkatësisht humbja e shumë gjuajtjeve nga pozita të mira. Nuk mjaftojnë as 15 pritjet e Haris Berishës.Në pjesën e dytë jemi afruar deri […]

Ramosaj: Të luftojmë për njëri-tjetrin, të luftojmë për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar të premten mbrëma stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Bosnjë-Hercegovinë. Udhëtimi është planifikuar për të shtunën në mëngjes, ndërsa të dielën prej orës 17:00 në Tuzlla është ndeshja Bosnjë-Hercegovina – Kosova. Ndeshja i takon kualifikimeve për Euro 2024.Bosnja triumfoi të mërkurën në Prishtinë me rezultat 25:22. Në Kombëtare […]

Kombëtarja i kthehet punës për ndeshjen e radhës

Ndaj Bosnjë-Hercegovinës nuk morëm rezultatin e synuar, por puna dhe angazhimi për rritjen e mëtejme nuk ndalet.Rruga nuk është e lehtë, kurse përkushtimi ynë është maksimal.Kombëtarja A sot i kthehet punës për ndeshjen e ardhshme. Menjëherë të dielën mbrëma luajmë në Tuzlla ndaj Bosnjë-Hercegovinës.Mësojmë edhe nga dështimet sportive dhe mbushemi ne vullnet e dëshirë për […]

Kombëtarja pëson në ndeshjen e fortë me Bosnjë-Hercegovinën

Në praninë e afro 2000 shikuesve, në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është përballur me Bosnjë-Hercegovinën. Mysafirët nga Bosnja kanë fituar me rezultat 25:22.Ndeshja u luajt të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Por cilësia, e sidomos […]