Taip Ramadani shpall listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Taip Ramadani standing watches on during a game between Kosovo and ITaly

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur të premten listën e lojtarëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për Euro 2022. Kosova me Malin e Zi luan në Podgoricë më 4 nëntor, kurse më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë.

Ramadani për këto dy ndeshje ka llogaritur kryesisht në lojtarë të konfirmuar. 11 prej tyre janë klubeve kosovare. Nga pesë lojtarë në Kombëtare i kanë Besa Famgas e Prishtina kurse për herë të parë është ftuar Festim Mustafa i Kastriotit, ish-lojtar i Kombëtares U21.

Për herë të parë është ftuar edhe Armend Alaj që bën karrierë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Në Zvicër bëjnë karrierë katër lojtarë të ftuar, duke përfshirë kapitenin Valon Dedaj që po kalon formë të lartë.

Ndërkohë në Suedi luajnë tre lojtarë që janë në listën e Ramadanit. Portieri Liridon Zena vjen nga kampionati.

Përzgjedhja:

NumriEmriDitëlindjaParaqitjeGollaKlubi
2Armend Alaj05.11.199500ThSV Eisenach, Gjermani
16Armir Agushi18.03.199590KH Prishtina
8Bashkim Gashi17.08.199345Örebro SK HK, Suedi
31Bujar Ramosaj09.02.1995112KH Besa Famgas
15Deniz Terziqi06.10.19933295KH Prishtina
27Drenit Tahirukaj28.04.19981629HSC Kreuzlingen, Zvicërr
26Drilon Tahirukaj28.08.19952648KH Besa Famgas
21Egzon Gjuka17.05.19952145KH Besa Famgas
20Endrit Abdullahi08.12.19951021Rimbo HK Roslagen, Suedi
25Festim Mustafa22.05.199800KH Kastrioti
28Haris Berisha26.06.1996241HSC Kreuzlingen, Zvicërr
33Jon Muqolli11.02.199951KH Besa Famgas
5Kastriot Jupa17.12.199240147KH Besa Famgas
34Leonard Gegaj10.02.200153Kärra HF, Suedi
18Liridon Zena11.04.199140RK Zamet, Kroaci
24Luigj Quni26.02.19962327GC Amicitia Zürich, Zvicërr
19Oltion Beshiri18.05.19943463KH Prishtina
22Petrit Prekazi10.06.19912216KH Prishtina
35Rron Ramadani04.10.199630KH Prishtina
11Valon Dedaj25.09.198930111HSC Kreuzlingen, Zvicërr

Stafi teknik:

SelektorTaip Ramadani
KryetrajnerJavier Cabanas
TrajnerArben Muqolli
TrajnerVeton Hajrizi
FizioterapeutAgon Bytyqi

Lajme tjera