Të dielën fillon gara në ligën e njomakeve

Federata e Hendbollit të Kosovës është e përkushtuar në punën me kategori të reja. Në vazhdën e këtij angazhimi, në fundjavë fillon gara për ligën e njomakeve (fatoseve), përkatësisht lojtareve deri në moshën 14-vjeçare.
Të dielën ndeshjet luhen në Istog, ndërsa do të paraqiten skuadrat e grupit B: Istogu, Dukagjini, Shqiponja, Deçani, Vëllaznimi, Jusuf Gërvalla dhe CLICK-u.
Ndeshja e parë mes Istogut e Dukagjinit luhet nga ora 11:00.
Ndërkohë gara në grupin A do të filloi më vonë.

Lajme tjera