Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të enjten dy ndeshje të rëndësishme në Superligë

Të enjten luhen dy ndeshje shumë të rëndësishme të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, prej orës 20:00 takohen Rahoveci e Trepça, dy skuadrat që synojnë trofe në këtë edicion të garave. Kjo ndeshje është e mbetur dhe i takon xhiros së gjashtë të kampionatit.
Rahoveci është lider i tabelës me 18 pikë. Ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme. Ndërkohë Trepça është e treta me 14 pikë. Ka shtatë fitore e dy humbje.
Pritet numër i konsiderueshëm i shikuesve e po ashtu ndeshje e fortë dhe interesante.
Prej orës 18:00 në kryeqytet është ndeshja Prishtina – Besa Famgas. Edhe kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë. Kampionia aktuale, Besa, vlerësohet favorite. Skuadra pejane është e dyta me 14 pikë. Ka shtatë fitore e një humbje. Prishtina është e pesta me 10 pikë. Ka pesë fitore e katër humbje. Prishtina natyrisht synon ta befasojë Besa Famgasin.
Të enjten prej orës 18:00 është edhe ndeshja Ulpiana – Ferizaj, që i takon xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj.

Lajme tjera