Të enjten grumbullimi i radhës i Kosovës U18

Pas grumbullimeve të shumta dhe turneut shumë të rëndësishëm në Belgjikë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll të enjten e fillon kampin e fundit për këtë vit kalendarik.
Hendbollistët 18-vjeçarë do të mblidhen në Prishtinë, ndërsa do të qëndrojnë së bashku deri të shtunën. Janë planifikuar gjashtë stërvitje që do të shërbejnë për ngritje të mëtejme të nivelit.
Selektori Bujar Qerimi ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar në këtë grumbullim.
Lojtarët do ta kalojnë në shtëpitë e tyre ndërrimin e moteve, ndërsa do të mblidhen sërish në ditët e para të janarit.
Më 5 janar në Shkup, Kosova U18 e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Evropian. Takohet me Zvicrën. Më 6 janar është ndeshja me Sllovakinë, ndërsa më 7 janar me Maqedoninë e Veriut.

Lista e lojtarëve

NOEmriMbemeriKlubi
1LumXhemajliKH Prishtina
2AmarMuqolliKH BESA FAMGAS
3OlsiMulajKH BESA FAMGAS
4BilallMazrekajKH Decani
5PerparimKuqiKH Decani
6IsufKadrijaKH Decani
7GranitKadiriKH Rahoveci
8OltKabashiKH BESA FAMGAS
9IlirIstrefajKH BESA FAMGAS
10BleronImerajRK Zamet
11EltonHysenajKH Deçani
12EltjionHoxhaTG Landshut
13EdonisHajraKH BESA FAMGAS
14DrenGashiKH Dukagjini
15EminentDobrajKH Decani
16Joel EliasCubiSC Bottrop
17ErisBeqiriKH Trepca
18OltBajramiKH Decani
19ErionBajramiKH Prishtina
20EtnikBajokuKH Llapi
21XhaferAlimusajKH Decani
22DiolenAjvaziKH Kastrioti
23DurimTallaKH Llapi

Lajme tjera