Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të enjten luhen ndeshjet e javës së 11-të

Të gjitha pesë ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë luhen të enjten (nesër).

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Vëllaznimit e Vushtrrisë që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00. Bëhet fjalë për skuadra të mesit të tabelës dhe me të drejtë pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Pas javës së dhjetë Vëllaznimi është i pesti me 8 pikë kurse Vushtrria është e gjashta me 7 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Pas rezultateve të mira të Zhegrës në javët e fundit, shpresohet në ndeshje të mirë të saj edhe ndaj Dritës. Përballja gjilanase poashtu fillon në ora 19:00. Drita është e katërta me 14 pikë kurse Zhegra e shtata me 7 pikë.

Prej orës 19:00 zhvillohet edhe ndeshja Samadrexha – Prishtina kurse skuadra prishtinase është favorite. Favorit janë edhe Besa Famgas ndaj Drenicës dhe Kastrioti ndaj Trepçës. Ndeshja Drenica – Besa Famgas luhet në Pejë nga ora 16:30 kurse ndeshja Trepça – Kastrioti në Mitrovicë nga ora 18:00.

 /uploads/ORARI I NDESHEVE DHE DELEGIMI I PERSONAVE ZYRTAR.pdf