Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën grumbullohet Kombëtarja U19

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të ketë grumbullimin e radhës javën e ardhshme.
Të hënën vajzat e Kosovës U19 mblidhen në Gjakovë, ndërsa do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000” që mbahet më 7 e 8 mars po në Gjakovë.
Kryetrajneri Granit Sahiti ka ftuar 16 lojtare në këtë grumbullim. Vetëm një prej tyre luan në vendet evropiane, përkatësisht në Suedi.
Turneun tradicional “Shqiponja 2000” e organizon KH Shqiponja nga Gjakova. Pos Kosovës U19 dhe Shqiponjës, marrin pjesë edhe Kombëtarja U19 e Bullgarisë si dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrovi.

Lista e lojtareve

MarisaBerishaKHF Shqiponja
SelvijeMullakadrijaKHF Vëllaznimi
BlenardaBytyqiKHF Istogu
ElionaMaksutiKHF Kastrioti
ArlindaMalokuKHF Samadrexha
ElsaKongjeliKHF Ferizaj
DoresaRugovaKHF Istogu
MirjetaDinolliKHF Ferizaj
ErmiraBerishaKHF Prishtina
AgnesaHysaKHF Vushtrria
ArionaDushicaSuedi
ElonaHyseniKHF Prishtina
FlakaHotiKHF Ferizaj
FatimeBasholliKHF Samadrexha
AulonaMalokuKHF Samadrexha
KleaAjvaziKHF Prishtina

Lajme tjera