Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën hapet mini afati kalimtar

Mini afati kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste këtë vit nis nga data 15 janar dhe zgjat deri më 22 janar 2018, vendim ky i marrun nga Bordi i FHK-së nga mbledhja e fundit të FHK-së mbajtur më 19 dhjetor 2017. Të drejtë regjistrimi kanë hendbollistët dhe hendbollistet të cilët nuk kanë kontrata me klube apo kanë fletëlëshimin konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimi i tyre.

Pas përfundimit të mini afatit kalimtar nuk ka më kalime nga klubi në klub përveç lojtarëve që vijnë nga shtetet e jashtme te cilët aplikimet mund ti dorëzojnë deri me 28 shkurt 2017.