Të martën shorti për Ferizajn dhe Istogun

EHF draw pot

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj dhe nënkampioni, Istogu, të martën mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë në Kupën Evropiane.

Për herë të parë ndodhë që dy skuadra kosovare të jenë në raundin e tretë të një gare evropiane. Ferizaj nis garimin prej raundit të tretë kurse Istogu në raundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë.

Shorti për raundin e tretë do të tërhiqet të martën prej orës 11:00 në Vjenë, njofton EHF-ja.

Ndeshjet e raundit të tretë luhen më 14/15 e 21/22 nëntor.

Lajme tjera