Të mërkurën dy ndeshje të javës së 24-të

Java e 24-t në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj zhvillohet të mërkurën e të enjten. Kampioni dhe lideri i tabelës, Besa FamGas luan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, të mërkurën (nesër) nga ora 19:00. Në termin të njëjtë në Gjilan zhvillohet ndeshja mes Zhegrës e Prishtinës.
Të enjten prej orës 18:30 në Gjilan takohen Drita e Kastrioti.

Besa është e para me 44 pikë, e përcjellur nga Prishtina me 42 pikë. Kastrioti është i treti me 26 pikë kurse Drita e katërta me 24. Në dy pozitat e fundit në Superligën A janë Zhegra e Vëllaznimi me nga 19 pikë.

Në ligat tjera ndeshjet e radhës luhen në fundjavë.

Lajme tjera