Të mërkurën ndeshja vendimtare në mes të Prishtinës dhe Ferizajt

Prishtina dhe Ferizaj e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen vendimtare për vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pas dy ndeshjeve, rezultati është 1:1. Ndërkohë gjysmëfinalja e tretë zhvillohet nesër në mbrëmje nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Prishtina e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 39:32. Në Ferizaj skuadra vendase kishte fituar me shifra 33:28.

Dy ndeshjet ishin interesante, ndërsa edhe për ndeshjen e tretë pritet hendboll i mirë dhe rivalitet deri në fund. Të dy skuadrat synojnë finalen, ku tashmë është Istogu. Istogu në gjysmëfinalen tjetër të plejofit pas dy ndeshjeve e eliminoi Vushtrrinë, kampionen e vitit të kaluar.

Lajme tjera