Të premten (nesër) fillon Kampionati Evropian për hendbolliste. Euro 2022 mbahet në vendet fqinje të Kosovës: Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, si dhe në Slloveni.
Evropiani mbahet deri më 20 nëntor, ndërsa marrin pjesë 16 ekipe kombëtare. Ndeshjet zhvillohen në katër qytete të ndryshme, Lubjanë, Celje, Podgoricë dhe Shkup.
Në grupin A janë Norvegjia, Hungaria, Kroacia dhe Zvicra. Ndeshjet e së premtes janë Hungaria – Zvicra (18:00) dhe Norvegjia – Kroacia (20:30). Ndeshjet e këtij grupi luhen në Lubjanë.
Në grupin B janë Danimarka, Suedia, Sllovenia dhe Serbia. Danimarka – Sllovenia (18:00) dhe Suedia – Serbia (20:30) janë ndeshjet e së premtes, që luhen në Celje.
Franca, Holanda, Maqedonia e Veriut dhe Rumania luajnë në kuadër të grupit C, në Shkup. Të shtunën janë ndeshjet Franca – Maqedonia e Veriut (18:00) dhe Holanda – Rumania (20:30).
Në Podgoricë luhen ndeshjet e grupit D, ku bëjnë pjesë Polonia, Mali i Zi, Gjermania e Spanja. Të shtunën janë ndeshjet e para: Mali i Zi – Spanja (18:00), Polonia – Gjermania (20:30).
Evropianin e kaluar e ka fituar Norvegjia.