Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të shtunën luhen ndeshjet e plejautit

Të shtunën do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Ndeshjet përcaktuese, përkatësisht të plejautit do të zhvillohen në Istog.

Prej orës 13:00 është ndeshja e plejautit te hendbollistet. Takohen Samadrexha dhe KEK-u. Samadrexha përfundoi e nënta në Superligën e hendbollisteve dhe për të mbetur në elitë duhet ta fitoi ndeshjen e plejautit. Nga elita janë larguar Ulpiana, Vjosa e Drita.

Ndërkohë KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë dhe duhet ta fitoi ndeshjen e plejautit për të kaluar në Superligë.

Nga ora 15:00 është ndeshja e plejautit te hendbollistët. Takohen Drenica e Samadrexha. Drenica ishte e parafundit në elitë, përkatësisht në Superligën B. Prej elitës është larguar Zhegra. Ndërkohë Samadrexha ishte e dyta në Ligën e Parë. Nga Liga e Parë në elitë ka kaluar Vushtrria.