Të shtunën ndeshjet çerekfinale te pionieret

Pas përfundimit me sukses të plotë të kampionatit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve, drejt përfundimit po shkon edhe gara te pionieret. Deri më tani pionieret kanë luajtur ndeshjet e fazës grupore, ndërsa ka pasur shumë ndeshje të mira dhe në skenë kanë dalë shumë hendbolliste që po vijnë.

Për të shtunën në program janë ndeshjet çerekfinale. Në fazën çerekfinale paraqiten tetë skuadrat më të mira. Është vendosur që ndeshjet të luhen në palestrën e qytetit në Gjakovë. Prishtina e Vëllaznimi takohen prej orës 10:30, ndërsa prej orës 11:30 është ndeshja Shqiponja – Kastrioti. Çerekfinalja e tretë në mes të Deçanit dhe Ferizajt luhet nga ora 12:30. Ndërkohë faza çerekfinale kompletohet me ndeshjen Samadrexha – Jusuf Gërvalla, që zhvillohet nga ora 13:30.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen menjëherë të dielën, ndërsa ndeshjet finale janë të hënën. Edhe gjysmëfinalet dhe finalet luhen në Gjakovë.

Lajme tjera