Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të shtunën ndeshjet e xhiros së pestë

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në fakt zhvillohen tri ndeshje pasi derbi mes Besa Famgasit dhe Trepçës është shtyrë për shkak të ndeshjes evropiane të skuadrës pejane.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet në Deçan mes Deçanit dhe Kastriotit. Forma e skuadrës deçanase sa shkon e ngritet, ndërsa Kastrioti tashmë i ka dy fitore. Deçani ka bilanc prej një fitore e tri humbe. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 19:00.
Nga ora 19:00 është edhe takimi Vëllaznimi – Prishtina, ndërsa ndeshja Vushtrria – Rahoveci zhvillohet prej orës 17:00.
Në Ligën e Parë të meshkujve është java e dytë. Ndeshjet janë: Vjosa – Ulpiana, Istogu – Samadrexha, Prizreni – Drenica, Lepenci – Llapi, Drita – Dukagjini.
Te hendbollistet, po ashtu luhen ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë: Vjosa – KEK-u, Trepça – Llapusha, Drita – Dukagjini, CLICK – Prizreni, Besa – Verona.

Lajme tjera