Telegram ngushëllimi i FHK-së me rastin e vdekjes së Agim Binakut

Federata e Hendbollit e Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Agim Binakut, gazetarit të mirënjohur sportiv. Binaku për dekada të tëra ishte zëri i sportit dhe sportistëve kosovarë, fillimisht në Radio Prishtina, më pas në revistat sportive e për afro dy dekada në RTV 21.
Kontributi i tij për zhvillimin e sportit të hendbollit ishte i madh. Ai ka komentuar ndeshje historike të Kosovës dhe skuadrave kosovare të hendbollit. Zhvillimet e rëndësishme për hendbollin kanë fituar në peshë me komentimet dhe analizat e bërë nga Agim Binaku.

Federata e Hendbollit të Kosovës në emër të të gjithë hendbollistëve, punëtorëve të hendbollit dhe dashamirëve të këtij sporti, shpreh ngushëllime për familjen e nderuar Binaku, për bashkëpunëtorët e të ndjerit dhe për komunitetin e gazetarëve sportivë.

Lajme tjera