Terziqi premton lojë të mirë dhe angazhim maksimal

Në foto shihet hendbollisti Deniz Terziqi.

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Polonisë të luajtur në tetor të vitit të kaluar si mysafir. Kosova e kishte humbur thellë atë ndeshje, por ka marrë mësimet e nevojshme prej saj. Me Gjermaninë ishte paraqitur dukshëm më mirë, ndërsa ndaj Izraelit në prill kombëtarja jonë arriti fitore historike.

Prapë Terziqi ishte prej më të dalluarve, ndërsa lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2018 është optimist para ndeshjes tjetër me Poloninë, që luhet të mërkurën nga ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kombëtarja jonë të premten ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar mirë. Jemi duke ushtruar që të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Poloninë. Loja në Poloni ishte për t’u harruar. Tani kemi synim që të tregojmë lojë të mirë dhe angazhim maksimal, njëjtë si ndaj Izraelit që kemi treguar. Presim që të kemi përkrahjen e publikut, që nuk ka munguar në ndeshjet tona në Prishtinë”, ka thënë Terziqi.

Prej bekut mitrovicas priten golat e asistimet që kombëtaren e afrojnë me synimin e madh. Prej adhuruesve të henbollit pritet përkrahja për Terziqin dhe lojtarët tjerë të kombëtares tonë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova