Test i suksesshëm i hendbollisteve në Luksemburg

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e dytë testuese ndaj Luksemburgut në Luksemburg. Pasi të premten e fituan ndeshjen e parë, ndeshjen e dytë kombëtarja jonë e humbi me rezultat 31:28. Por në përgjithësi ndeshjet me Luksemburgun ishin shumë të mirëseardhura për kombëtaren tonë, në prag të ndeshjeve zyrtare që e presin pas një muaji. Selektori Agron Shabani është ndarë i kënaqur edhe me paraqitjen në ndeshjen e dytë. Ai ua ka dhënë rastin të gjitha lojtarëve, ndërsa është i kënaqur edhe me ardhjet e reja në ekipin kombëtar. Në ndeshjen e dytë ndaj Luksemburgut, kombëtares tonë i munguan tri lojtare shumë të rëndësishme.

“Kemi luajtur pa tri lojtaret kryesore, Albana Arifin, Mirela Gjikokajn dhe Dorentina Osmanin të cilat janë kthyer menjëherë pas ndeshjes së parë për shkak të angazhimeve në klubet e tyre. Në këtë ndeshje kanë patur rast të luajnë të gjitha lojtaret dhe jam shumë i kënaqur me lojën dhe angazhimin e tyre. I kënaqur jam edhe me prurjet e reja si Zaskoku 20-vjeçare, Istrefi 16-vjeçare dhe Dermaku 17-vjeçare. Loja ka qene në të mirën tonë deri në minutën e 40-të. Referimi nuk ishte në nivelin e duhur ku edhe u ndëshkua me karton të kuq lojtarja më e mirë e jona, kapitenja Leonora Demaj”, ka thënë selektori Shabani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …