Trajnim i rëndësishëm për trajnerët e hendbollit

Në kuadër të shkollimit sipas RINCK Konventës, të shtunën në Istog është mbajtur seminari qendror për trajnerët e hendbollit kosovar.
Seminarin me sukses e ka organizuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit Kosovar. Për tema të rëndësishme lidhur me punën e trajnerëve ka ligjëruar ekspertja e EHF-së, Lidija Bojiq Çaçiq. Ajo është ndarë e kënaqur me interesimin e trajnerëve dhe aktivizimin e tyre me pyetje, komente e konkluza të ndryshme.
Edhe trajnerët kanë vlerësuar seminarin, në të cilin janë shpalosur elemente të trendëve të fundit në hendbollin ndërkombëtar.
Seminari ishte i mirëseardhur në prag të edicionit të ri të garave në hendbollin kosovar.

Lajme tjera