Trepça bindëse ndaj Vëllaznimit, kthehet në vendin e tretë

Trepça është kthyer te fitorja në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 23-të, Trepça të mërkurën mbrëma në “Minatori”, në një atmosferë të bukur sportive, ka fituar ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 33:26. Trepça u shkëput herët në rezultat dhe më pas ka mbajtur epërsi konstante. Pas 30 minutave lojë rezultat ishte 17:12 për vendasit.
Aloja Anton Maloku ishte i pandalshëm duke realizuar 12 gola për mitrovicasit. 5 gola i shënoi Sali Maxhera, kurse nga 4 i shtuan Shpëtim Mehmeti e Fitim Klinaku. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Ardi Halili me 8 gola. 5 i shënoi Granit Fana, ndërsa 4 Mali Luzha.
Trepça me fitore u kthye në vendin e tretë. I ka 29 pikë, një më shumë se Rahoveci që luan të enjten. Ndërkohë Vëllaznimi është i gjashti me 19 pikë.

Lajme tjera