Trepça fiton ndeshjen e fundit të javës

Trepçës i ka takuar ndeshja e fundit e javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 20-të në Superligën B, Trepça të dielen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:29. Trepça është e para në Superligën B me 19 pikë, gjashtë më shumë se Vushtrria që është e dyta.

B. Shala shënoi tetë herë për vendasit, kurse I. Nuhi shtatë herë. Te Vushtrria u dallua R. Shabani me nëntë gola.

Ndeshja tjetër e javës së 20-të në Superligën B u luajt të shtunën. Llapi e mposhti Samadrexhën me 34:25. Të shtunën u luajtën edhe tri takimet e javës së 21-të në Superligën A. Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit, Besa FamGas ndaj Kastriotit dhe Drita ndaj Zhegrës.

Trepça – Vushtrria 33:29 (20:16)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 4, Pllana 4, B. Shala 8, Nuhi 7, Sejdiu 3, Voca, Zhuri 4, A. Shala 3.

Vushtrria: Buqinca, Llapashtica, Mehmeti 3, Karaqa 3, Musa 6, Ademi 5, Shabani 9, A. Karaqa 1, Krasniqi 2, Hyseni, Meholli.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …