Trepça fiton ndeshjen më rivalizuese

Akcion nga Trepça Vëllaznimi

Një ndeshje interesante dhe e fortë është zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Janë takuar skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi i Gjakovës. Ndeshja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje, ndërsa skuadrat janë angazhuar deri në sekondat e fundit.

Fitorja i ka takuar Trepçës me rezultat 27:25. Gjakovarët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi 4:0. Por vendasit u kthyen në lojë dhe rezultati u barazua në minutën e 14-të (6:6). Ngadalë mitrovicasit nisën të shkëputen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 15:10.

Në pjesën e dytë Trepça ishte vazhdimisht në epërsi, por lojtarët luftarakë të Vëllazimit nuk janë ndalë asnjëherë në kërkim të rikthimit. Vëllaznimi ia doli të afrohet në dy gola, fare në fund, por jo edhe të rrezikojë fitoren e Trepçës.

Si në të shumtën e rasteve, Trepça e Vëllaznimi kanë shfaqur lojë interesante.

Edhe në ndeshjet tjera kishte rivalitet. Prishtina ka fituar ndaj Kastriotit me rezultat 38:31, ndërsa Vushtrria e mposhti Llapin me 28:23. Kampioni, Besa Famgas e ka mposhtur thellë Drenicën, 34:15.

Në tabelë udhëheqin Besa Famgas e Prishtina me nga 6 pikë, kurse Drenica e Trepça i kanë nga 4.

Xhiroja e tretë e Superligës mbyllet me ndeshjen Zhegra- Prizreni që luhet nesër.

Besa Famgas – Drenica 34:15 (18:4)

Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 6, Y. Muqolli 5, Mushkolaj 2, Mallios 2,Luzha, Visoka 1,Tahirukaj 3, Thaqi, Ramosaj, Prce 2, Idrizi 4, Gjuka 4, Tafilaj, J. Muqolli 1, Alonso 4

Drenica: Muqolli, Dubovci 4, Hasani, Mehmeti, Binaku, Kastrati 5, Sahiti, Batatina, Zariqi, Zekaj 6, Baliu, Lladrovci

Prishtina – Kastrioti 38:31 (17:15)

Prishtina: Beshiri 4, Terziqi 6, Abazi 2, Bajqinovci 4, Syla 3, Prekazi 4, Ramadani 5, Shabani 5, Ademi 1, Gjuka 2, Kuleta, Visoka 1, Quni, Qela, Agushi, Beqiraj

Kastrioti: Selmani 1, Hoxha 3, Rudari 2, Bytyqi 2, Mustafa 9, Brahimi, Dugolli 9, D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 1, Bislimi 4

Trepça – Vëllaznimi 27:25 (15:10)

Trepça: Fejzullahu, Sejdijaj, Maxhera 7, Abazgjiku 1, Shala, Klinaku 9, Terziqi, Parduzi, B. Terziqi, Buqinca, Cimili 3, R. Shabanaj 3, A. Shabani 4

Vëllaznimi: Pozhegu, Leka 2, Idrizi, Mamusha 1, Morina 2, Spahija 2, Rama 4, Luzha 1, Fana 4, Dukaj 8, Curri 1

Vushtrria – Llapi 28:23 (13:9)

Vushtrria: Pllana, Melenica, F. Jashari 6, Karagja 3, Sadiku 1, Emini, Musa 2, M. Jashari 11, Tahiri 1, Miftari 4, F. Musa, Selaci, Mehmeti

Llapi: E. Havolli 1, R. Havolli, Hoxha 11, Muqiqi 3,Bogujevci, E. Bogujevci, Beshiri 2, Bajrami 1, Hasani 3, Ademi 1, Mani 1, G. Mani, Rexhepi

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe …

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria …

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë …

Sot luhet ndeshja e dytë finale e plejofit të Superligës së hendbollisteve mes Vushtrrisë e …

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj Prishtinës. Ndeshjen e parë …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe skuadra e tij është …

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria e Istogu kanë luajtur …

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë finale të plejofit në …

Sot luhet ndeshja e dytë finale e plejofit të Superligës së hendbollisteve mes Vushtrrisë e Istogut. Ndeshja luhet nga …

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, ka treguar se skuadra e tij synon të siguroj titullin nesër në Vushtrri. Vushtrria …

Te KHF Vushtrria po mobilizohen për ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Istogut. Finalja e dytë është nesër …

Të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja e dytë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova