Trepça ka mposhtur Zhegrën për t’u kthyer në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten në kuadër të javës së 17-të, Trepça e mposhti Zhegrën me rezultat 30:23. Trepça me fitore u kthye në vend të tretë me 21 pikë, një më shumë se Kastrioti që është i katërti. Zhegra është e gjashta me 15 pikë.
Fitore shumë të rëndësishme të enjten shënoi Drenica. Ajo në Drenas e mposhti Prizrenin me 28:24. Muhamed Dubovci me 8 gola dhe Besim Dubovci me 7 udhëhoqën Drenicën drejt fitores. Prizrenit nuk i kryen punë 11 golat e Ardit Tafilaj. Drenica ka dalë në vend të pestë me 16 pikë. Prizreni është i fundit me 3 pikë.
Trepça – Zhegra 30:23 (12:6)
Trepça: Buqinca, Terziqi, Shala 1, Mujka, Fejzullahu 2, Abazxhiku 6, Sejdijaj, Cimili 4, A. Shabani 3, Klinaku 1, Maxhera, R. Shabani 11, K. Terziqi 1, Parduzi, Abrashi, Mehmeti 1
Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, F. Isufi 1, L. Haziri 2, Ad. Isufi 3, Agushi 3, Ag. Isufi 7, Aliu 4, E. Isufi, Murseli 3
Drenica – Prizreni 28:24 (15:12)
Drenica: Dubovci 8, Hasani 1, Zekaj 3, Prokshi 4, Muqolli, Geci, Hamza 1, Bali 3, B. Dubovci 7, Sahiti, Hajrizi 1
Prizreni: Etemi, Vokshi, Ferati, Skenderi, Gashi 4, Ahmetaj, Thaqi, J. Thaqi, Krasniqi 2, Tafila 11, Qerimi 1, Buqaj, Topalli 6, Bytyqi 1, Koro