Trepça ndalet në raundin e parë të Kupës Evropiane

Trepça është ndalur në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Pasi në ndeshjen e parë me Holon Yuvalim ishte thuajse e barabartë, Trepça në ndeshjen e dytë është dominuar.
Holoni izraelit fitoi me rezultat 37:25, të dielën në palestrën “Minatori” dhe avancoi në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi 3:0. Në epërsi ishin deri në minutën e dhjetë, por më pas sikur mbetën pa forcë. Kështu izraelitët u shkëputën në rezultat dhe siguruan fitore bindëse.
Por në lojën e Trepçës ka pasur elemente të mira që japin shpresë për të ardhmen.
U dallua me efikasitet Agon Bajqinovci që shënoi 9 gola nga 13 tentime. Vlerson Zherka shënoi 4 gola nga 5 tentime e Sali Maxhera 3 gola nga 5 tentime. Portieri Meriton Lladrovci kishte 8 pritje.

Lajme tjera