Tri ndeshje të shtunën, dy të dielen

Tri ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë zhvillohen të shtunën (nesër) e dy tjera të dielen. Katër skuadrat e para në tabelë presin të vazhdojnë me fitore edhe në këtë javë.

Ndeshja e parë e javës së 13-të është ajo në mes të Zhegrës dhe Besa Famgas. Zhegra është vendase, por ndeshja luhet në Pejë të shtunën prej orës 18:00. Besa i ka 22 pikë dhe ndanë vendin e parë me Kastriotin. Zhegra është e shtata me 7 pikë.

Nga ora 19:00 luhen dy ndeshjet tjera të së shtunës. Në Vushtrri takohen Vushtrria e Drita kurse ndeshja tjetër është Drenica – Prishtina. Prishtina është e treta në tabelë me 20 pikë kurse Drita e katërta me 18 pikë. Renditja tabelare dëshmon që këto dy skuadra janë favorite.

Ndeshja e parë e të dieles është ajo në mes të Trepçës dhe Samadrexhës. Fillon në ora 16:00, ndërsa zhvillohet në Mitrovicë. Trepça është e parafundit me 5 pikë kurse Samadrexha është e fundit dhe në pritje të pikës së parë. Në ndeshjen tjetër që zhvillohet të dielen, Kastrioti është favorit ndaj Vëllaznimit. Takimi Vëllaznimi – Kastrioti luhet në Gjakovë prej orës 17:00. 

Lajme tjera