Turne i hendbollisteve në Gjakovë

Klubi i hendbollit Shqiponja organizon edicionin e radhës së turneut tradicional “Shqiponja 2000”. Turneu mbahet të hënën (sot) dhe të martën, ndërsa marrin pjesë katër skuadra të hendbollisteve. Pos nikoqirit, Shqiponjës, pjesë e turneut janë Ulqini dhe Nikshiqi nga Mali i Zi, si dhe lideri i Superligës së Kosovës, Istogu. Sot janë gjysmëfinalet, prej orës 16:00 dhe 18:00. Ndeshja për vend të tretë luhet të martën nga ora 12:00, kurse finalja prej orës 14:00. Ndeshjet luhen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Turneu tradicional organizohet për Ditën e Gruas, 8 marsin

Lajme tjera