Turneu final i Kupës zhvillohet në Ferizaj

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës. Bordi mori vendime të rëndësishme.
Është vendosur që turneu final (Final Four) i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll të organizohet në Ferizaj. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të zhvillohen në palestrën “Bill Clinton” më 14 e 15 maj.
Shorti për gjysmëfinale tashmë është tërhequr. Te hendbollistët gjysmëfinalet janë Besa Famgas – Prishtina dhe Deçani – Kastrioti. Kurse te hendbollistet gjysmëfinalja e parë është në mes të Istogut e Prishtinës. Ndërsa Vushtrria në gjysmëfinalen tjetër takohet me Ferizajn.
Bordi ka diskutuar edhe për Kuvendin e Rregullt të Punës të FHK-së. Bordi ka miratuar pasqyrat financiare për vitin 2021, pastaj raportin e Komesarit të Garave si dhe materialet tjera për Kuvend.

Lajme tjera