Të premten është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi është mbajtur “online”, ndërsa morën pjesë shumica e delegatëve.
Pika kryesore e punimeve të Kuvendit ishte harmonizimi dhe plotësimi i Statutit të FHK-së me udhëzimet administrative të MKRS-së për sportin. Kjo pikë është aprovuar nga kuvendarët.
Është aprovuar edhe Rregullorja për punën e Kuvendit si dhe procesverbali nga Kuvendi i kaluar i punës i FHK-së.