U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të enjten pasdite në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Punimet e Kuvendit i ka udhëhequr presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa pjesëmarrës ishin 29 nga 43 delegatë sa numëron Kuvendi i Federatës tonë.

Nga delegatët ka pasur diskutime konstruktive që i kanë shërbyer mbarëvajtjes së punimeve, kurse të gjitha vendimet u votuan unanimisht.

Në Kuvendin e Punës, që është zhvilluar në atmosferë shumë të mirë, janë shqyrtuar dhe aprovuar raporte të shumta si: Raporti i Punës, Raporti Financiar dhe i Auditimit, Raporti i Këshillit Mbikqyrës, Plani i Veprimit dhe Plani Financiar për vitin 2022 si dhe plotësimet dhe ndryshimet në Statut.
Punimet e Kuvendit i monitoruan Ramiz Shala nga MKRS-ja dhe Besire Domaniku nga KOK-u.

Lajme tjera