Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U mbajt mbledhja e Komisionit për Regjistrim

Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që për kryetar e ka Faruk Mujkën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Ky komision ka shqyrtuar kërkesat e bëra gjatë afatit të rregullt kalimtar të verës. Janë aprovuar shumica e kërkesave të bëra për ndryshim të skuadrës.
Ndërkohë për lojtarët dhe klubet që nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet, Komisioni vendosi që të jep afat shtesë deri të martën për kompletimin e dokumentacionit.
Pjesë e Komisionit për Regjistrim janë edhe Arben Gashi dhe Diana Hoxha.
Gjatë afatit kalimtar veror ka pasur kërkesa të shumta. Ndërkohë skuadrat po vazhdojnë me përforcime, në përputhje me rregulloret në fuqi.

Lajme tjera