Të dielën në Sheshin 21 është mbajtur seminari për trajnerë në prag të edicionit të ri të garave në hendbollin kosovar. Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Për trajnerët ka ligjëruar Dr. Enver Tahiraj, trajner kondicional i Kombëtares së Kosovës.
Ai ka ligjëruar për rikuperimin si formë të përgatitjes fizike dhe po ashtu për dopingun në hendboll.