Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U promovua libri “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik ‘ Vjosa’ të Shtimes”

Në një atmosferë miqësore dhe shumë të ngrohtë, të mërkurën në Shtime është promovuar libri “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik ‘Vjosa’ të Shtimes”.
Autor i librit është Banush Imeri, ndërsa ceremonia e promovimit të librit është mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Federatën e Hendbollit të Kosovës në këtë aktivitet të rëndësishëm e ka përfaqësuar anëtari i Bordit, Edi Kolgeci.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryetari i nderit i FHK-së, Mexhit Devaja, profesor Ismet Jupa, Rifat Shabani, Valbona Hasani -Arifi dhe personalitete tjera të hendbollit.
Në fjalimin e tij, Kolgeci ka përgëzuar autorin për punën dhe përkushtimin në paraqitjen në libër të historisë shumë të pasur të klubit Vjosa, njërit prej klubeve me traditë në hendbollin kosovar.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu e ka vlerësuar shumë serioz projektin e shkrimit të librit për Vjosën e Shtimes, një mjedisi sportiv që ka dhënë shumë për hendbollin kosovar në përgjithësi.
Autori Banush Imeri ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në botimin e librit.
Libri u botua me rastin e 55-vjetorit të klubit të hendbollit Vjosa. Recensent i librit është sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.