U zhvillua edhe ndeshja e dytë stërvitore me Turqinë

Në foto shihen hendbollistët e kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën edhe ndeshjen e dytë stërvitore me Turqinë. Ndeshja e dytë është dashur të luhet të dielen, por pas një vendimi të papritur të kombëtares së Turqisë, është luajtur të shtunën në Stamboll.

Kombëtarja jonë është duke u përgatitur në Stamboll për ndeshjet kualifikuese me Izraelin që luhen të mërkurën dhe të dielen tjetër. Ndeshjen e së shtunës e fitoi kombëtarja e Turqisë me rezultat 29:22. Ndeshja e parë e luajtur të premten përfundoi me rezultat të barabartë.
Kombëtarja jonë në ndeshjen e dytë është paraqitur me fond të limituar të lojtarëve dhe kjo ka patur ndikimin e vet.

“Nikoqiri ka ndërruar planet në momentin e fundit. Ishte trajneri turk që vendosi që ndeshja të luhet sot, ndonëse ishim pajtuar për të dielen. Pjesa e parë ishte shumë intensive dhe e shpejtë por u lodhëm shpejtë dhe nuk patëm shumë mundësi të bëjmë ndërrime pasi që Endrit Abdullahi e Fatlum Ahmeti nuk kishin arritur me kohë për ndeshje. Luigj Quni thuajse nga aeroporti erdhi direkt në sallë. Turqit ishin më të fortë sot dhe më të fokusuar. E kanë merituar fitoren”, ka njoftuar përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani.

Ai ka vlerësuar si të rëndësishme edhe ndeshjen e dytë stërvitore, ka marrë përgjige në disa çështje që kanë të bëjnë me paraqitjen.

“Fatmirësisht nuk patëm lëndime dhe gjithë lojtarët që kishim u angazhuan në lojë. Provuam kombinime të ndryshme në mbrojtje, si në lojtarë ashtu edhe në sisteme, me sukses në periudha të caktuara. Edhe pse ndeshja është luajtur në atmosferë shoqërore, ka qenë agresive dhe luftarake. Intensiteti ishte shumë më i lartë se në ndeshjen e kaluar, por ndërrimi i planeve nga trajneri turk na mohoi rastin për të provuar Abdullahin dhe Ahmetin. Nesër kemi dy stërvitje dhe të hënën kthehemi në Prishtinë. Do të mundohemi të punojmë sa më shumë në dobsitë tonë, që i vërejtëm gjatë dy ndeshjeve”, ka përfunduar përzgjedhësi Ramadani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …