“Ujë Rugove”, uji i Kombëtareve të Kosovës dhe i IHF Trophy

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe “Ujë Rugove” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Kështu “Ujë Rugove” do të jetë uji i të gjitha Kombëtareve të Kosovës në hendboll dhe po ashtu i kampionatit IHF Trophy për Evropë që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.

Marrëveshjen në emër të FHK-së e ka nënshkruar Edi Kolgeci, anëtar i Bordit dhe kryetar i Këshillit Organizativ të kampionatit “IHF Trophy”. Ndërkohë në emër të “Ujë Rugove marrëveshja është nënshkruar nga Korab Kurti.

IHF Trophy për Evropë mbahet për grupmoshën U18 dhe U20 për hendbollistë. Në Prishtinë do të garojnë të paktën dhjetë kombëtare evropiane.

Lajme tjera