Ulpiana, kampione në Ligën e Parë te hendbollistet

Ka përfunduar stinori vjeshtor edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (vajzat). Në pozitën e parë do të dimërojë Ulpiana, që ka fituar tetë ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit. Ulpiana ka lënë prapa Dritën e Gjilanit, që është e dyta me 12 pikë.
Pasojnë Vjosa, KEK-u, Prizreni, Deçani, Trepça, CLICK e Llapusha.
Ulpiana të dielën fitoi 41:22 ndaj Dritës së Gjilanit. Deçani luajti 19:19 me CLICK-un, ndërsa KEK-u fitoi 23:19 ndaj Prizrenit. Fitore bindëse ka shënuar Trepça ndaj Llapushës (43:8).
Në skuadrat e Ligës së Parë ka lojtare, kryesisht të reja, që kanë potencial për të prekur nivele edhe më të larta.

Lajme tjera