Vardari e Veszpremi në finalen e madhe

Vardari i Maqedonisë së Veriut dhe Telekom Veszpremi i Hungarisë do të takohen në finale të EHF Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Finalja e madhe e garës kryesore evropiane zhvillohet të dielen (nesër) nga ora 18:00 në Kelln të Gjermanisë, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në RTV 21.

Të shtunën u luajtën ndeshjet e para të FINAL4 të Ligës së Kampionëve, përkatësisht gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Telekom Vespzprem dhe PGE Vive Kielce e Polonisë, ndërsa fitore shënoi Veszpremi me rezultat 33:30. P. Nenadiq udhëhoqi Veszpremin me 12 gola, ndërsa te Vive Kielce më efikasi ishte A. Dujshebaev me 6 gola. Ndeshja ishte e fortë dhe u zhvillua në atmosferë spektakolare para 19 mijë e 250 shikuesve.

“Lanxess Arena” në Kelln ishte e mbushur edhe për gjysmëfinalen e dytë në mes të Barcelona Lassa të Spanjës dhe Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Fitore në ndeshjen e fortë shënoi Vardari me rezultat 29:27. Barcelona ishte në epërsi 16:9 pas pjesës së parë, por klubi nga Shkupi u kthye fuqishëm në pjesën e dytë. D. Kristopans me 10 gola ishte më efikasi te Vardari, kurse A. Gomez shënoi 9 gola për Barcelonën.

Në ndeshjen për vend të tretë takohen Barcelona e Vive Kielce, të dielen nga ora 15:15. Edhe kjo ndeshje trasmetohet në RTV 21.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën është takimi Ferizaj …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova