Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vazhdohet edhe për një vit bashkëpunimi me Gorenjen

Federata e Hendbollit e Kosovës të premten ka vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me kompaninë e njohur dhe të suksesshme, Gorenje.

Marrëveshja e sponsorizimit është nënshkruar në bazë të Ligjit për Sponsorizim në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gorenje edhe deri më tani ka qenë partner i FHK-së.

Marrëveshja e vlefshme për vitin 2022 është firmosur nga presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, dhe përfaqësuesja e Gorenjes, Ermira Kadriu.

Të dy palët e kanë vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm dhe janë pajtuar që bashkëpunimi të jetë edhe më i madh në të ardhmen.