Vdiq Enver Demaku, hendbollisti i dalluar i Drenicës

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-hendbollisti i dalluar i Drenicës, Enver Demaku. Demaku ishte ikonë e klubit drenicas.
I ndjeri e kishte filluar karrierën në vitin 1967 sa ishte nxënës në shkollën fillore.
Ishte pjesë e gjeneratës së parë të Drenicës me Salih Hetën, Fazli Haxhiun e të tjerët. Në vitet 80-ta luajti me Morinën Bunjakun, Bogajn, Ademin, Bujupin, Krasniqin…
Luajti në çdo cep të Kosovës, fillimisht në terrenet me bar e më pas në palestra. Ishte i pakompromis në pozitën e pivotit.
“Me vdekjen e Enver Demakut regjioni i Drenicës, por edhe Kosova në përgjithësi ka mbetur pa një figurë të respektuar të hendbollit. I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së nderuar Demaku dhe gjithë komunitetit të hendbollit më Drenas”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini.

Lajme tjera