Vdiq trajneri i KH Vushtrrisë, Andon Boshkovski

Të premten ka vdekur trajneri i klubit të hendbollit Vushtrria, Andon Boshkovski. Trajneri i njohur nga Maqedonia e Veriut kishte marrë drejtimin e KH Vushtrrisë më 17 shkurt të këtij viti. E kishte udhëhequr skuadrën vushtrriase drejt titullit të kampionit në Ligën e Parë dhe dha kontribut që Vushtrria të formojë skuadër me synime në Superligë.

Boshkovski ka vdekur në moshën 47-vjeçare. Ai ka udhëhequr edhe Vardarin e Metalurgun, dy skuadrat e mëdha të Maqedonisë së Veriut. Ka drejtuar edhe skuadra tjera në Maqedoni të Veriut, ndërsa ka punuar edhe në Rumani e Gjeorgji. Ai ishte edhe në shtabin teknik të ekipeve kombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Eugen Saraçini, president i FHK-së, ka ngushëlluar familjen e trajnerit të ndjerë në emër të gjithë komunitetit të hendbollit në Kosovë.

Lajme tjera