Vëllaznimi ka mposhtur Llapin në kuadër të Superligës B të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Podujevë, gjakovarët fituan me rezultat 46:35.
Ndeshja i takoi xhiros së 21-të. Llapjanët ishin në epërsi në 15 minutat e parë, kurse më pas gjakovarët nisën shkëputjen.
Në pjesën e dytë mysafirët ishin vazhdimisht në epërsi.
Egzon Lluka i shënoi dhjetë gola për Vëllaznimin, ndërsa nëntë i kishte Granit Fana.
Rifat Visoka i shënoi shtatë gola për Llapin, ndërsa nga pesë i kishin Blerton Hasani e Albert Sfishta.
Vëllaznimi është lider në Superligën B, ndërsa Llapi mban pozitën e tretë.