Vëllaznimi e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të hënën pasdite skuadra gjakovare fitoi në udhëtim ndaj Samadrexhës me rezultat 23:21.
Kështu Vëllaznimi e përfundon kampionatin në pozitën e shtatë me 17 pikë. Samadrexha përfundon në vendin e nëntë me 13 pikë dhe do të luaj në plejaut për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.
Në ndeshjen e barazhit, Samadrexha takohet me KEK-un.
Në pjesën e parë skuadra vendase, Samadrexha, ishte kryesisht në epërsi të lehtë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 11:10. Samadrexha ishte në epërsi deri në minutën e 36-të. Më pas nisi një seri e Vëllaznimit që krijoi epërsi prej 18:13. Në fund vendaset u afruan në një gol, 22:21, por Vëllaznimi shënoi për 23:21.
Donjeta Mehmeti ishte më efikasja te Samadrexha me 6 gola. 5 i shënoi Agnesa Surdulli.
Te Vëllaznimi, Edona Radoniqi i realizoi 11 gola, kurse 6 i kishte Bora Zejnullahu.