Vëllaznimi i gatshëm për debutimin evropian

Vëllaznimi i Gjakovës për herë të parë do të luaj në gara evropiane në hendboll. Hendbollistët gjakovarë paraqiten në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Skuadra gjakovare të premten ka udhëtuar për në Luksemburg ku i luan të dy ndeshjet e raundit të parë. Përballë Vëllaznimit do të jetë skuadra Handball Kaerjeng. Ndeshjet luhen në Bascharage të Luksemburgut. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën prej orës 17:00.
Në klubin gjakovar janë shprehur të gatshëm për debutimin në skenën evropiane. Stërvitjet e skuadrës kanë nisur me kohë, ndërsa synimet e Vëllaznimit janë që ta kaloj skuadrën e Luksemburgut.
Skuadra nga Luksemburgu thuajse rregullisht paraqitet në gara evropiane. Në disa raste e ka kaluar nga një kundërshtar.

Lajme tjera