Vëllaznimi ka përfunduar në vendin e tretë në ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Prishtinë, Vëllaznimi në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Trepçën me rezultat 27:25. Vëllaznimi e Trepça të shtunën pësuan në gjysmëfinale të Final4 dhe të dielën luajtën për pozitën e tretë.
Mitrovicasit në pjesën e parë ishin shpesh në epërsi, ndërsa gjakovarët vetëm kanë barazuar. Në pjesën e dytë Vëllaznimi u shkëput deri në katër gola, 17:13, por Trepça megjithatë u kthye. Barazoi në 19:19 e më pas doli para 20:19. Por sërish Vëllaznimi kaloi në avantazh. Deri në fund u luajt ndeshje e fortë, kurse und festuan lojtarët e Vëllaznimit.
Labinot Kërleshi i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, derisa gjashtë i kishte Luigj Kolaj. Getoar Hajzeri i shënoi 11 gola për Trepçën, kurse Eris Beqiri i kishte katër.