Vëllaznimi i Gjakovës e ka shënuar fitoren e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Vëllaznimi renditet i gjashti me 6 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të shtatë. Në vend të tetë ka mbetur Prizreni me 4 pikë. Pikërisht Prizrenin e ka mposhtur Vëllaznimi të dielen në Gjakovë.
Rezultati në fund të ndeshjes Vëllaznimi – Prizreni ishte 44:34 në të mirë të ekipit gjakovar. Pas pjesës së parë Vëllaznimi ishte në epërsi me rezultat 16:13.
A. Neziri shënoi 13 gola për Vëllaznimin. Te Prizreni më efikasi ishte V. Zherka me plot 15 gola.
Ndeshjet tjera të javës së tetë janë luajtur të shtunën.
Vëllaznimi – Prizreni 44:34 (16:13)
Vëllaznimi: Pozhegu, Mamusha 3, Lluka 5, Halilaj, Luzha 1, Rexha 9, Morina 1, Neziri 13, Brahushi, Rama 8, Fana 4.
Prizreni: Koro, Bytyqi, Thaqi, Krasniqi. A. Krasniqi 4, Spahija 3, Gashi, Skenderi 2, Leka 5, Topalli, Etemi, S. Krasniqi 2, Zherka 15.