Vëllaznimi ka shënuar fitore me peshë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të, ekipi gjakovar e mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Vëllaznimi fitoi me rezultatin 31:27, kurse te fitorja erdhi në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte e barabartë ndërsa në epërsi ishte herë njëra e herë skuadra tjertër. Pas 30 minutash rezultati ishte 16:16. Në pjesën e dytë mysafirët ishin në epërsi të lehtë kurse pas minutës së 50-të epërsia e tyre u rrit. Në fund rezultati ishte 31:27 për Vëllaznimin.
Egzon Llula udhëhoqi Vëllaznimin duke shënuar 9 gola. 7 i kishte Florian Rexha kurse nga 5 i kishin Mali Luzha e Isuf Leka.
Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me 11 gola. Arlind Tanushi i kishte 5 gola kurse Adonit Isufi 4.
Vëllaznimi është i gjashti me 21 pikë, ndërsa Rahoveci i katërti me 28.