Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vetëm fitore për Samadrexhën në Ligën e Parë

Garë interesante është zhvilluar në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Kanë garuar dhjetë skuadra, ndërsa e para në tabelë dimëron Samadrexha.
Skuadra me traditë ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Llapi është i dyti me 16 pikë. Humbjen e vetme ia ka shkaktuar Samadrexha.
Pason Vjosa me 14 pikë e pas saj janë Prizreni, Drita, Lepenci, Istogu, Drenica, Dukagjini e Ulpiana.
Në xhiron e fundit, Samadrexha fitoi 30:24 ndaj Vjosës për ta konfirmuar vendin e parë pas stinorit vjeshtor.
Me 319 gola të shënuar, Samadrexha nuk e ka sulmin më të mirë. Llapi i shënoi 342 gola, ndërsa Vjosa 330. Por është numri i golave të pësuar që e ka dalluar Samadrexhën nga skuadrat tjera. Samadrexhasit kanë pranuar vetëm 228 gola përgjatë nëntë ndeshjeve. Nëse e mbajnë këtë ritëm në pranverë, me shumë mundësi do ta sigurojnë titullin e kampionit në Ligën e Parë.