Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vizitë e veçantë në Federatën e Hendbollit të Kosovës

Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka pasur mysafirë të veçantë. Në shtëpinë e tyre dhe të gjithë hendbollit kosovar kanë qëndruar anëtarët e Bordit të FHK-së nga periudha 2000 – 2005. Bordin në këtë periudhë e ka udhëhequr presidenti Mexhid Devaja.
Mysafirët e veçantë i kanë pritur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, që ka bashkëpunuar me këtë përbërje të Bordit.
Të kujtojmë që FHK-ja që në vitin 2004 ishte pranuar me të drejta të kushtëzuara në EHF, një dekadë para federatave tjera kosovare.
Ish-anëtarët e Bordit kanë përgëzuar Federatën tonë për punën e sukseset e arritura. Ndërkohë presidenti Saraçini ka informuar mysafirët për punën, aktivitetet dhe sukseset, duke potencuar se punën e këtij Bordi dhe anëtarësimin me të drejta të kushtëzuara, e kanë avancuar në pranim të plotë dhe me suksese të reja, si për shembull kualifikimi historik në Botëror. Saraçini ka çmuar punën e bërë në vitet 2000-ta dhe ka falënderuar ish-anëtarët e Bordit për kontributin e madh për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi.
Pos presidentit Mexhid Devaja, Bordi i FHK-së në periudhën 2000 – 2005 është përbërë edhe nga Izegjid Tusha, Faik Prekazi, Sabri Beshiri, Qemail Dylatahu e Shemsedin Horosani.